Apple në vitin 2018 sjell tre iPhone të rinj, madje kanë nisur edhe spekulimet për linjën e re të iPhone. Sipas “KGI Securities”, Apple do të mbajë dizajnin aktual në të tre pajisjet e reja që do të prezantohen.

Dy modele do të kenë panele OLED, njëri prej të cilëve do të jetë i madhësisë së njëjtë me iPhone X 5.8-inç, dhe tjetri me ekran më të madh, 6.5-inç.

Modelet thuhet të kushtojnë nga 649$ deri 749$. Celularët do të kenë të njëjtin dizajn të ekranit si iPhone X, dhe një prej tyre, ai 6.5 inch, do të jetë i ngjashëm me iPhone X.

Tre modelet e reja thuhet të krijohen plot 100-120 milionë herë dhe pritet që do dalin në treg në mes të 2018.

Normalisht Apple nxjerr në treg modelet e reja rreth shtatorit, por thuhet se pjesa elektronike ka përfunduar tashmë, dhe mund të ketë prodhime të mëdha që në fillim të vitit, dhe mund të nxirren në treg që në verë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb