Ata u ndanë pas 25 vitesh martesë më 2011.

Dhe shtatë vjet më vonë, Arnold Schëarzenegger dhe Maria Shriver janë ende të martuar ligjërisht, raporton TMZ.

Gazetarja paraqiti kërkesë për divroc ndaj aktorit më 1 korrik 2011 por asnjëra palë nuk ka arritur në një marrëveshje për divorcin.

Maria u ndaj nga Arnold, pasi mësoi se ky i fundit kishte një fëmijë, Joseph Baena, me shërbëtoren e tyre Mildred Patricia “Patty” Baena.

Fëmija lindi më 2 tetor 1997, vetëm pak ditë pasi Maria solli në jetë fëmijën e katërt të tyre, Christopher.

Por deri në maj të vitit 2011 nuk u zbulua se fëmija i shërbëtores në fakt ishte edhe i aktorit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: