KOSOVE – Labinot Gashi, për ta marrë Qëndresën nga Prishtina drejt Pejës, qytetit të tij të lindjes, ka zgjedhur trenin. Duke mbledhur disa miq të ngushtë, Labi e ka kthyer këtë udhëtim Prishtinë – Pejë në një festë të vërtetë.

Ambienti modest, i dekoruar me disa shirita e tullumbace të bardha, është vënë i gjithi në shërbim të çiftit, por edhe të të ftuarve që kanë përfituar nga rasti për të bërë foto e video në profilet e tyre.

Shumë prej personazheve të njohur të ekranit janë bërë pjesë e dasmës së Labit dhe Qëndresës. Kështu, Big Mama, një nga mikeshat e ngushta të Labit, e ftuar në dasmë, ka ndarë me miqtë emocionet e kësaj ditë emocionuese edhe për të.

Ajo e ka uruar çiftin edhe përmes profilit të saj në Instagram. Po ashtu, të pranishëm në festë kanë qenë edhe Vesel Kurtishaj, Besnik Qaka, Sinan Hoxha etj.
Labi dhe Qëndresa jetojnë një dashuri të bukur disavjeçare. Martesa e tyre sot është dyfish e shënuar, meqenëse moderatori i feston edhe ditëlindjen.
(BalkanWeb)