Kanë kaluar katër vjet që kur Avril Lavigne lançoi albumin, dhe ajo tashmë iu ka dhënë fansave më shumë informacione në lidhje me muzikën e saj të re.

Këngëtarja 32-vjeçare, e cila së fundmi po lufton me disa çështje shëndetësore, shkroi një letër për fansat dhe e publikoi në Twitter.

“Për fansat e mi, unë dua t’ju falënderoj për durimin, pasi unë jam duke punuar për albumin e ri. Ka qenë një rikuperim i gjatë dhe dua të sigurohem që gjithçka është e përkryer për ju”, shkroi Avril.

“Ju meritoni të mira dhe kjo është ajo çfarë unë kam për të ofruar për ju. Mezi pres të ndajë muzikën time të re me ju. Ju dua, Avril”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: