TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku serish është ndalur tek reforma zgjedhore. Basha u shpreh se nuk ka marrëveshje me Ramën, pasi ajo ka ‘vdekur’ dhe sipas tij kryeministri Rama bleu votat. Kryedemokrati u shkreh se reforma zgjedhore është përparësi absolute dhe do bëhet edhe nëse nuk do Rama.

“Reforma zgjedhore është urgjencë absolute dhe duke nisur nga kjo javë ne do nisim konsultimet politike për t’i shtrirë ato më pas me qytetaret. Nuk ka marrëveshje me Ramën. Ky është një cirk. Marrëveshjen ai e shkeli, pasi në thelb kishte votën e lirë. Qëndrimi im për marrëveshjen 18 majit është shprehur nga unë në seancën e parë në Kuvend. Thelbi është se marrëveshja vdiq. Ai bleu votat dhe angazhoi kriminelët.

Reforma zgjedhore është domosdoshmëri dhe do bëhet do apo nuk do kryeministri. Të mendosh se Rama do reformë zgjedhore kjo është një gënjeshtër e pastër. Votimi elektronik është përparësi absolute. Përtej deklaratave ne kërkojmë nisjen e reformës zgjedhore. Falë shitblerjes së votës Rama është akoma kryeministër. PD ka qene dhe është që gjithkush të gjejë veten”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: