DURRËS- Policia e Durrësit ka dhënë detaje për ndalimin e dy autorëve të dyshuar të vjedhjes së Prokurorisë dhe rojës private të objektit.

Më datë 24.05.2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të Prokurorisë për shtetasit:

• Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë;

• Artur Isa 49 vjeç, anues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

• Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

Dy shtetasit e mësipërm Artur Isa dhe Besnik Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës.

Ata dyshohet kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
“Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a, 25 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)