Ben Blushi ka rrëfyer në emisionin “Zonë e Lirë” bisedën e fundit që ka zhvilluar me Edi Ramën, e cila ka ndodhur para tre vitesh.

Kreu i LIBRA-s tha se e kishte pyetur kryeministrin nëse ishte në dijeni të borxhit që kishte marrë në emër të Shqipërisë dhe ai nuk ishte në gjendje të përgjigjej.

“E di ca i thashë para tre vitesh, hera e fundit që e kam takuar? Ishte ora 01:00 e mëngjesit. I thashë, a e di sa borxh ke marrë? A e di sa borxh i ke vendosur këtij vendi? Nuk e di më tha. A të marrë ministrin e Financave, tha, e ta pyes?”, deklaroi Blushi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: