TIRANE- Pas mbylljes së mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, u vendos që deputeti demokrat Flamur Noka të përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi. Vendimi për përjashtimin e Flamur Nokës ishte 5 me 3. Lëvizja Socialiste për Integrim bashkoi votat me PD kundër përjashtimit të Nokës.
Pas ndërprerjes së seancës plenare si rezultat i prezencës së deputetit demokrat Flamur Noka në sallë, pasi ishte pezulluar nga kryeparlamentari Ruçi, u mblodh Byroja Parlamentare.
Ashtu siç u njoftua edhe gjatë seancës, mbledhja e Byrosë Parlamentare nisi në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të deputetit demokrat Flamur Noka nga punimet e Kuvendit.
Edhe deputetët opozitarë të PD dhe LSI kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama, me pretendimin se kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha, por kjo kërkesë nuk u miratua.
(el.sp/BalkanWeb)