TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një dedikim të veçantë këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha e ka quajtur mbretëreshën e festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe ka publikuar foton e saj.
Screenshot_5
Pëlqimi i Sali Berishës për një nga këngëtaret me famë botërore, siç është Rita Ora nuk është i panjohur.

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u prit me padurim në koncertin e mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa Berisha, në atë kohë kryeministër u kujdes ta shoqëronte vetë Ritën deri në ne skenë.
c7b9862c-2952-464a-a44e-57b00caeede0---0
Berisha u fotografua me të, mori duartrokitje dhe zbriti për të qëndruar per pak kohe ne reshtin e pare te fansave.
(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: