Presidenti i Bullgarisë, Boyko Borisov, nga Sofja shpresoi se çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë do të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Borisov këtë e deklaroi një ditë para fillimit zyrtar të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Sofje, si dhe një ditë para takimit kokë më kokë mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

“Shpresojmë që përfundimisht do të zgjidhjet çështja e emrit të Maqedonisë. Kjo është punë e juaja, ne vetëm shpresojmë, pra mos mendoni se ju shesim mend”, tha Borisov në konferencën “Dialog me Ballkanin Perëndimor”, e cila është mbajtur një ditë para samitit të nesërm.

Ai foli edhe për shtetet pjesëmarrëse në samitin e nesërm në Sofje, duke shtuar se me dialog dhe hap pas hapi të gjitha shtetet janë pajtuar të marrin pjesë në samit.

Përndryshe, Bullgaria është nikoqire e Samitit BE – Ballkani Perëndimor në të cilin marrin pjesë liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së dhe shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb