Si nis java e parë e muajit mars për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë pune? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar se si do shkojë java juaj. Parashikimi(05/03/18 – 11/03/18)

DASHI
I dashur Dash, java do të jetë e shkëlqyer, do ta keni shumë të lehtë të kuptoni ndryshimet dhe të perceptoni gjërat dhe situatat të cilat nuk do jenë te dukshme më shikim të parë për shkak të pozicionit të favorshëm të Diellit në shenjën e Peshqve. Së bashku me Marsin që gjendet tek Shigjetari, sunduesi juaj ju jep optimizëm dhe një nevojë të brendshme për tu zhvilluar, duke zbatuar planet tuaja, madje edhe ato që janë vonuar.
Parashikimet në dashuri
Me Afërditën tek Peshqit deri të mërkurën, jeta juaj emocionale bëhet shumë më harmonike dhe mirëkuptim. Ju jeni në gjendje të jetoni situata të ëmbla dhe të afroheni më bashkëshortit tuaj, duke lënë mënjanë detajet e parëndësishme që prishin humorin tuaj. Nga e enjtja e tutje, Afërdita kalon në shenjën tuaj, e cila e bën pasionin të rindizet përsëri. Vrulli i pasionit eleminon mërzinë e jetës së përditshme dhe rutinen. Nëse jeni beqar, fillon një periudhë e favorshme për ju.

Parashikimet Profesionale

Në punë, ju do të jeni në gjendje të promovoni projekte të rëndësishme me vetëbesim dhe siguri. Marsi tek Shigjetari ju ndihmon të kërkoni pa frikë se çfarë deshironi.Zhvillimet në punët tuaja janë pothuajse të sigurta, për aq kohë sa lëvizni në mënyrë të organizuar dhe pa nxitim. Energjia do të rritet, prandaj përfitoni nga java që keni para. Përsa i përket financave, favorizohen marrëveshjet tregtare, të cilat duket se sjellinë të ardhura të konsiderueshme nga data 7 dhe pas, ku Merkurit hyjnë në shenjën tuaj.

DEMI
I dashur Dem, deri në mesin e javës që ju mund të investoni në marrëdhëniet tuaja dhe të përmirësoni ato që nuk kanë funksionuar mirë. Afërdita tek Peshqit deri të mërkurën ju ndihmon të kuptoni personat që ju rrethojnë dhe në të njëjtën kohë lehtësohet arritja e qëllimeve tuaja nëpërmjet harmonisë dhe qetësisë shpirtërore. Megjithatë, duhet të tregoni pak vëmendje, sepse ju tentoni të idealizoni fytyrat dhe situatat.
Parashikimet në dashuri
Në dashuri do të keni një javë shumë të mirë pasi që do të jeni në gjendje të tregoni mirëkuptim dhe interesim për marrëdhënien tuaj.Jeni të gatshëm të kushtoni sa më shumë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të diskutuar shqetësimet që kanë pushtuar kohët e fundit mendjen tuaj.Nëse jeni beqar,shfrytezoni periudhën pas datës 8 të muajit, Afërdita tek Dashi ju jep besim dhe vrull për të mahnitur personin që ju doni.
Parashikimet Profesionale
Profesionalisht, do keni shumë reflektime dhe do ju duhet disa herë të merrni vendime të rëndësishme. Koha më e mirë për ta bërë atë do të jetë nga data 7, kur Merkuri do të jetë tek Dashi dhe do ju japi vendosmëri dhe mendime të qarta.Së bashku me Afërditën në të njëjtën shenjë nga data 8 e tutje,kjo periudhë është ideale për rritjen e financave tuaja.Sigurohuni që të mos nxitoheni para se të veproni.

BINJAKËT
Shfrytëzoni fillimin e javës për të bërë kontakte dhe takime për të përgatitur terrenin për situatat keni lenë në pritje dhe duket se përbejnë shqetësim të madh për ju. Me Merkurin tek Peshqit, komunikimi juaj me të tjerët bëhët më mirësjellje, por edhe zgjuarsi. Kjo ju ndihmon të gjeni “kurthet” dhe t’i shmangni ato me mençuri. Nga data 7 e tutje, sundimtari juaj shkon tek Dashi, gjë që ju bën më shumë të apasionuar dhe interesuar në çdo fushë.Periudhë ku fitoni veprim dhe energji.
Parashikimet në dashuri
Ndjenjat tuaja do të jenë në një fazë shumë në fillim të javës.Do të keni komunikim shumë të mirë me partenerin tuaj, gje që do ju sjelli më afër. Gjeni pak kohë për njeriun tuaj dhe është e sigurtë se do të jeni në gjendje të zgjidhni në detaje disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ju. Edhe nëse gjërat janë të qeta, kjo periudhë do ju bëjë që të vlerësoni shoqërinë dhe thjeshtësinë që fsheh bashkëjetesa. Nëse jeni beqar, ju duket se jeni në gjendje të bëni ëndrrën tuaj realitet më në fund!
Parashikimet Profesionale
Në punë duhet të keni kujdes më kontaktet tuaja me palët e treta.Me Merkurin që hyn tek Dashi te mërkurën, ju keni dinamizmin për të kërkuar çfarë ju takon, por pasioni që ju mbërthen mund të çojë në ekzagjerim dhe zgjedhje të gabuara.Tregoni maturi dhe kështu do të jeni në gjendje të përfitoni më shumë. Për sa i përket financave, sigurohuni që mos shpenzoni shumë, gje qe do ju shqetësojë më vonë.

GAFORRJA

E dashur Gaforre, kjo javë ju ndihmon të relaksoheni duke qetësuar tensionin që është krijuar brenda jush. Me Diellin tek Peshqit, ju arrini të merrni kontrollin e mendjës dhe shihni gjërat më qetësi dhe në distancë. Pra, vendimet vijnë pa mundim dhe stres. Përmes rastësive të ndryshme do të arrini të përjetoni ëndrrat tuaja duke kuptuar atë që me të vërtetë vlen për ju.
Parashikimet në dashuri
Me ndikimet pozitive të Afërditës tek Peshqit, do të keni mundësi të përjetoni momente të bukura me partnerin tuaj deri të mërkurën. Jeni në gjendje të vlerësoni dhe të gëzoni komunikim thelbesor për ju. Deri tani, gjërat kanë qenë të ngatëruara, ndërkohë që detyrimet kanë dëmtuar marrëdhënien tuaj. Në këtë kohë, atëherë, ju mund të rregulloni dhe të korrigjoni gabimet e së kaluarës. Një shans i dytë do të vijë për ju beqaret!
Parashikimet Profesionale
Në punë është përsëri Afërdita nga pozicioni i saj tek Peshqit qe ju jep mundësi për miqësi me koleget dhe konkurentet dhe të përfitoni në maksimum nga çdo kontakt me ta. Informacionet që do fitoni do të jenë të vlefshme për marrjen e vendimeve. Megjithatë, ekziston rreziku që ju të rrembeheni nga përfundimet e nxituara, prandaj mundohuni të mos lëvizni me impulsivitet. Në financa, ju mund të bëni hapa të vegla por të qëndrueshëm drejt përmirësimit.

LUANI
I dashuri Luan, Dielli tek Peshqit ju mbush me urtësi dhe vetëbesim. Ju arrini të mbani një gjendje të qetë mendore që rrjedh nga siguria ne vetvete. Ju dini kush jeni dhe ku synoni dhe kjo ju jep stabilitet emocional. Është një kohë e mirë për vendime ose për të planifikuar lëvizjet tuaja të ardhshme. Nga ana tjetër, me Marsin tek Shigjetari, ju jeni në gjendje të bëni lëvizje dinamike dhe katalitike që do ju ndihmojnë të shkoni më përpara.
Parashikimet në dashuri
Eshtë një kohë e mirë për të sqaruar brenda jush atë që vërtet kërkoni nga marrëdhënia juaj. Me Diellin, Merkurin dhe Afërditën që gjenden njëkohesisht tek Peshqit, të hënën dhe të martën arrini të qartësoni mendimet dhe ndjenjat, pa emocione të tepërta dhe dyshime.Vendimet që do ndërmerrni do jenë rezultat i disa vështirësive dhe hezitimeve.Nëse jeni beqar,duket se jeni gati për vendimin e madh! Diçka e re po fillon.
Parashikimet Profesionale
Merkuri tek Dashi ndikon në mënyrë të favorshme për të bërë më të mirën ne punë. Natyrisht që do të jetë aktivitet të mjaftueshëm, por kjo nuk do ju dëmtojë. Takimet, kontaktet, madje edhe shtyrjet do të plotësojnë orarin tuaj dhe do ju japin atë që kërkoni.Në financa, është një kohë e mirë për të marrë vendime të mëdhaja. Një sipërmarrje e re duket të jetë duke filluar dhe do ju marri goxha energji.

VIRGJËRESHA
Përfitoni nga kjo javë. Merkuri shkon tek Dashi nga e mërkura e tutje, që do të thotë se komunikimi juaj bëhet i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejt. Siç e kuptoni, nuk do të ketë hamendesime dhe mendime të dyta. Duhet të bëni veprime pa hezitime dhe vonesa.Kohë e mirë për të përfituar nga financat tuaja. Vendimet kryesore hapin rrugën për të ardhmen tuaj.
Parashikimet në dashuri
Në pjesën sentimentale do të keni një javë të qartë dhe të kënaqshme. Asgjë nuk duket të qëndrojë midis jush dhe bashkëshortit tuaj. Vetëm kini kujdes që të mos jeni të pa takt dhe shumë të sinqertë sa të arrini të bëheni ofendues.Pranoni gabimet e bëra në të dy panët dhe diskutoni me pjekuri. Vetëm atëherë do të jeni në gjendje të shijoni kompaninë e njëri tjetrit.Nëse jeni beqar, Afërdita tek Dashi të enjten dhe më pas ju jep kontrollin dhe ju ndihmon të flirtoni!
Parashikimet Profesionale
Punët janë duke u përmirësuar dhe këtë javë ka gjasa të ketë shumë diskutime.Deri të martën me Merkurin tek Peshqit kanë një tendencë të idealizoni gjërat, por nga e mërkura e tutje ju do të jeni në gjendje për të qartësuar mendimet tuaj dhe të marrë vendime qe keni nguruar.Në aspektin financiar, shmangni nënshkrimin e kontratave sepse impulsiviteti ka ngjasa tju çojë drejt zgjedhjeve të gabuara.
PESHORJA
E dashur Peshore, kjo javë do të jetë e mbushur me përvoja dhe do t’ju japë mundësi të punoni për çështje që keni qenë shumë të interesuar. Merkuri do të jetë tek Dashi nga data 7 e tutje, qe do ju japi zhvillimin që ju nevojitet. Me pasion dhe frikë, ju do të arrini atë që do ju bëjë të ndiheni më në fund më të qetë dhe të balancuar shpirtërisht. Përdorni ditët e para të javës me Afërditën tek Peshqit deri në datën 7 për të ndërtuar marrëdhënien me të dashurit tuaj.
Parashikimet në dashuri
Marrëdhënia juaj mund të shkojë më mirë nga sa mendoni mjafton të ndani mendjen tuaj dhe të veproni më saktë. Me Afërditën tek Peshqit (deri të mërkurën), ju do të jeni në gjendje të bëni më shumë biseda me më shumë mirëkuptim dhe do interesohenipër shqetësimet e partnerit tuaj. Nëse jeni duke kërkuar për aventura të reja, me Afërditën tek Dashi nga data 8 e tutje,do flirtoni pa frikë!
Parashikimet Profesionale
Në punë ka disa kërkesa si dhe shumë pengesa për të kapërcyer. Por çelësi i suksesit është marrëdhënia juaj me kolegët dhe eprorët tuaj. Me Merkurin tek Dashi nga e mërkura, merrni ndikimet më të mira për të komunikuar më saktësi ato çfarë mendoni apo prisni nga të tjerët. Zgjidhni keqkuptimet dhe mos qëndroni tek fjalët e së kaluarës. Në financat, ju keni shumë plane për të paraqitur, por mos u nxitoni.

AKREPI
Këtë javë do të ketë shumë emocione dhe reagime. Fillon mjaft qetë dhe më harmoni në mënyrë që të ju jep kohë për të organizuar dhe për të parë thellë brenda vetes. Dielli tek Peshqit ju jep paqe mendore dhe harmoni psikologjike, gjë që ju bën të përjetoni ëndrrën tuaj në një mënyrë të veçantë. Nga ana tjetër, Afërdita tek Peshqit deri të mërkurën vendos kushtet më të mira për të përmirësuar klimën e keqe në marrëdhënie.
Parashikimet në dashuri
Ka shumë gjëra që ndodhin në jetën e përditshme dhe duket se pesha e tyre ju bën që të mos keni kohë dhe energji për t’i kushtuar marrëdhënies tuaj në bazë ditore. Pra, sigurohuni që të tregoheni dinamik dhe vendosni kufijtë e kërkuar në programin tuaj që do të rivendosin balancën në marrëdhënie. Nëse jeni beqer, nga e enjtja dhe më pas me Afërditën tek Dashi, mos hezitoni të veproni.
Parashikimet Profesionale
Puna juaj duket së dallohet nga stabiliteti, që ju lejon të kushtoni kohë dhe energji për të përgatitur hapat e ardhshëm. Me Jupiterin që kthehet në shenjën tuaj që nga e premtja, gjërat do të karakterizohen nga një pasivitet. Shfrytezoni kohën deri atëherë për të zhvilluar punët dhe financat tuaja.

SHIGJETARI
Kjo javë karakterizohet nga veprimi, energjia dhe zhvillimet. Marsi është në shenjën tuaj dhe ju jep energjinë që keni humbur. Ju mund të kombinoni kërkesat e ndryshme nga fusha të ndryshme jashtëzakonisht mirë. Është një periudhë “e artë” për të punuar, për t’u përpjekur dhe shpërblimi për përpjekjet tuaja do të vijë shumë shpejt.
Parashikimet në dashuri
Ekziston një eksitim i fortë dhe një nevojë për të kënaqur ndjenjat më të thella. Kjo ka efektin e rinovojë marrëdhëniën tuaj dhe partnerit tuaj për t’ju trajtojë me një tjetër sy.Shijoni momentet spontane dhe sigurohuni që të mos planifikoni asgjë specifike.Dhe nëse jeni beqar, prisni një fundjavë shumë interesante, me Afërditën që ndikon pozitivisht nga Dashi.
Parashikimet Profesionale
Puna fillon të hyjë në një rradh dhe rrjedha që ndjek gjërat do t’ju kënaqë shumë. Me Marsni në shenjën tuaj ju mund të bëni shumë gjera. Veproni dhe mos kini frikë asgjë. Vetëm sigurohuni që të ndiqni planin strategjik që keni vendosur dhe do të shihni se rezultati do të justifikojë veprimet tuaja. Në financat, sigurohuni që mos të hapeni më shumë nga sa mund të përballoni.

BRICJAPI
I dashur Bricjap, Dielli është tek Peshqit dhe ky pozicion ju jep një ekuilibër të brendshëm që keni nevojë. Situata do të jetë më e qartë në mendjen tuaj, në mënyrë që vendimet do të bëhet me lehtësi. Kujdesuni vetëm për të tregoni durim se Jupiteri lëviz tek Akrepi, pra nga e premtja e tutje, sepse ajo merr përpjekje shtesë për qëllimet tuaja.
Parashikimet në dashuri
Pjesa Sentimentale gjithnjë bëhet më mirë dhe favorizimi vjen nga Afërdita tek Peshqit. Pra, deri të mërkurën është një kohë e mirë për të shlyer gabimet dhe mungesat që keni bërë në marrëdhënie.Në qoftë se ju ndiheni të vetmuar në jetën tuaj dhe keni dikë , mos rrini më në shtëpi. Gjithsesi ju nuk do ta shmangni, sepse kjo shkaktohet nga Marsi tek Shigjetari për të bërë hapa të guximshme!
Parashikimet Profesionale
Në punë ka disa gjëra që ju doni të ndryshoni duke bërë veprime serioze për të sjellë situatat ku ju doni. Me Merkurin tek Dashi nga e mërkura e tutje do ju japi një shtysë të mjaftueshme për punët tuaja përmes takimeve. Durimi nga e premtja qe Jupiteri fillon levizjen për tek Akrepi.Financat do të kenë një rritje të lehtë, të aftë për të ripërtërirë dhe t’ju dhënë forcë për të vazhduar.
UJORI
Java fillon me Merkurin tek Peshqit, duke ju dhënë mundësinë të punoni në pjesën e komunikimit dhe madje nëpërmjet saj të errini shumë gjera të rëndësishme. Eshtë besimi tek arsyeja dhe logjika që do ju ndihmojë të përjetoni ëndrrat më të thella. Imagjinata shfrenohet dhe mendimi ndriçohet,mënyra qe do realizohët kjo bëhët më mënyrë shumë të veçantë dhe personale. Lini gjerat të bëhet vet!
Parashikimet në dashuri
Afërdita do të jetë tek Peshqit deri të mërkurën.Pra, marrëdhënia juaj do të përjetojë ditë qetësie dhe kënaqësie të thellë.Ju jeni në gjendje të kuptoni partnerin tuaj dhe të tregojnë mirëkupti për gabimet e tij.Dëgjojeni atë dhe ju do të shihni se shumë gjera mund të korrigjohet.Afërdita kalon tek Dashi nga dita e enjte e tutje,ju që jeni beqar dhe deshironi një ndryshim të madh në jetën tuaj erdhi momenti që të veproni.
Parashikimet Profesionale
Ka disa kërkesa kjo javë dhe do ju kërkojë të bëni shumë gjëra. Ju mendoni se është koha për të mbyllur çështjet e pazgjidhura dhe për të lënë pas çeshtjet shqetësuese.Stresi kufizohet dhe duket së po lëvizni me shumë dinamizëm dhe përkushtim drejt qëllimeve tuaja.Në ekonomi, me Afërditën tek Dashit nga e enjtja pritet përmirësim i madh. Aktivizimi juaj sjell të ardhura, por jo të mjaftueshme për të lëvizur menjëherë.

PESHQIT
Kjo javë duket se do pranoni ndikime të forta.Me diellin në shenjën tuaj ju ndjeheni mirë, duke siguruar kështu kushtet për veprime të sakta.Në të njëjtën kohë,Merkuri do të jetë i vendosur në shenjën tuaj dhe të martën, dy ditë me vlerë që duhet ti shfrytëzoni për avantazhin tuaj.Logjika juaj është e organizuar dhe kjo është e qartë nga mendimet që keni.Qendrueshmeria juaj do të fitojë besimin e atyre që janë përreth jush.
Parashikimet në dashuri
Afërdita lëviz në shenjën tuaj, deri të mërkurën, ju mund të bëni lëvizje për të sjellë njerëzit tuaj më afër jush.Me dashurinë që transmetoni dhe mirëkuptimit që tregoni asgjë nuk do të jetë në gjendje tju pengojë. Ju që i përkasin shenjës dhe jeni beqar shfrytëzoni ditët që pasojnë,sepse Afërdita hyn tek Dashi dhe ju jep besim,bukuri dhe shkëlqim!
Parashikimet Profesionale
Në punë ju duhet të kaloni kohë për të sqaruar çështje që duhet të zgjidhen.Pra, gjërat do të shkojnë shumë më mirë nga tani e tutje pa shumë probleme. Por mos harroni se nga e premtja pasi Jupiterit kalon tek Akrepi, zhvillimet do të përjetojnë një ngadalësim, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të dekurajoheni.Në ekonomi ju mund të bëni lëvizjet qe doni për të zhvilluar një aktivitet të ri.

Ju mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun e njohur në adresën www.astrologu.al ose mund ta telefononi në numrin: 0699464446

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb