Një ndeshje dramatikë është luajtur sot në Londër aty ku Chelsea ka mundur në minuta e fundit skuadrën e Watford. Pavarësisht rezultatin 4-2 dy golat e fitores u shënuan në minutat e fundit.

Blutë e drejtuar nga Antonio Conte vinin pas dy disftatash në kampionat dhe një humbje tjetër ndaj një kundërshtari si Ëatford do ta fuste zyrtarisht skuadrën në krizë. Përgjatë disa minutave kjo nuk ishte edhe aq larg.

Në fillim u duk një sfidë pa shumë vështirësi për Chelsea-n pasi Pedro u dhuroi avantazhin në minutën e 12-të. Gjithsesi skuadrat dhomave të zhveshjes në pjesën e parë do tu drejtoheshin me rezultatin e barabartë pasi në të 45+2 minutë Doucoure shënoi për miqtë.

Në fillimin e pjesës së ditë Watford do të përmbyste shifrat me një ish-juventin si Roberto Perreyra që bën me dhimbje koke Antonio Conte-n. Baraspesha do të kthehej në minutën e 71-të pas për këtë mendoi Batshuay.

Golat e fitores erdhën në minutën e 87-të dhe të 95-ën me autor Azpilicueta-n dhe serish Batshuay. Blutë e Londrës më në fund marrin frymë lehtësisht. Pas 9 ndeshjes Chelsea renditet në vendin e 4-rt me 16 pikë, 6 më pak se City i vendit të parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: