Cristiano Ronaldo mori vëmendjen e të gjithëve me kalimin tek Juventus, ku disa e kritikuan, ndërsa të tjerë u gëzuan për këtë ndryshim.

Si gjithmonë, ai ka miratimin e familjes për cdo vendim që merr në jetë. Dolores Aveiro, nëna e Cristianos e ka mbështetur në cdo gjë që ka bërë, prandaj nuk ka munguar urimi për këtë aventurë të re që do nisë i biri.

Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqen të lumtur, ajo ka shkruajtur një urim për kampionin e saj: “Të uroj gjithë të mirat në aventurën tënde të re.”

Një tjetër foto tregon darkën buzë pishine me të gjithë familjen, miqtë më të mirë, e padyshim partneren e tij Georginën, që s’mund të mungonte.

cr

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: