Ata janë çifti surprizë i javëve të fundit, por mund të jetë edhe një surprizë tjetër në bark.

Sipas të përjavshmes Novella 2000 Dayane Mello, 28 vjeç, modele, është në pritje të një fëmije, (të dytin, sepse ajo ka një vajzë nga modeli Stefano Sala), nga i fejuari i ri Carlo Beretta, 20 vjeç, trashëgimtari i famshëm i dinastisë së fabrikuesve të armëve.

Të dy bashkëjetojnë në Deserzanio del Garda, në Bresciano dhe sipas zërave, ajo është shtatzënë.

Agjentja e saj Paola Benegas, nuk konfirmon por as edhe ish i saj Sfefano Sala nuk thotë gjë.

Dayane ka bërë menjëherë valixhet për tu transferuar nga Milano në Desenzano dhe pushimet e Krishtlindjeve i kanë kaluar së bashku në St. Moritz.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: