Kim Kardashian është një dhe e vetme, por në Londër po rritet mediatikisht Demi Rose Mawby, modelja 22 vjeçare, e cila është gati të sfidojë me format e saj yllin e reality show përtej oqeanit.
Me dekoltenë e saj shpërthyese dhe të pasmet e saj, bukuroshja ka bërë për vete më shumë se 5 milion ndjekës me fotot që ajo poston në rrjetet sociale.
Mes jetës reale dhe asaj virtuale Demi nuk lë mbrëmje mondane pa treguar format e saj.

Me rastin e daljes së një reviste të re, Demi Rose është prezantuar në një lokal londinez me një fustan të zi dhe me një dekolte shpërthyese. Modeles kështu i pëlqen të provokojë shumë duke nxjerrë në pah feminilitetin e saj.
E pagëzuar Kim Kardashiani anglez, Rose ka një numër të madh ndjekësish edhe për shkak të formave të saj bombastike, pothuajse identike me ato të amerikanes Kim Kardashian. Ndryshimi i vetëm është se ylli ka 103 milion ndjekës në Instagram.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: