Me Lisandro Lopez që pritet të zbarkojë ditët e ardhshme në Milano Inter është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe me mesfushorin e Barcelonës Rafinha.

Mediat në Italia raportojnë se mes klubeve ka një akord në parim, por disa bonuse po shtyjnë zyrtarizimin e marrëveshjes. Klubi katalanas ka pranuar ta huazojë brazilianin te zikaltërit deri në fund të sezonit, por ajo që pengon është shumë që drejtuesit kërkojnë në përfundim për 24-vjeçarin.

Interi e ka dërguar deri në 20 mln ofertën e tyre, por nga kampi spanjoll kërkohet diçka më shumë. Sipas “Sky Sport”, pavarësisht këtyre detajeve, marrëveshja do të arrihet pasi italianët do të shtojnë disa bonuse në kontratë për t’ia vënë në dispozicion Spalletti-t brazilianin.

Një detaj që tregon se Rafinha do t’i bashkohet shpejt skuadrës italiane është se trajneri i Barças, Valverde ka vendosur ta lërë brazilianin jashtë grumbullimit për ndeshjen ndaj Real Sociedad.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb