TIRANË- Detaje të reja mësohen për vrasjen e 48-vjeçares Lirije Lami nga nusja e djalit të saj. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Marjana Cmeta, atëherë 20 vjeçe pas konflikteve të vazhdueshme me vjehrrën e cila nuk e pranonte si nusen e djalit i ka hedhur fotoksinë në ushqim duke e helmuar për vdekje.

Disa muaj pas ngjarjes e reja u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu për ngjarjen ku pranonte se ka qenë ajo që ka helmuar të vjehrrën dhe se kërkonte që “Allahu t’ia falte këtë mëkat”.

Foto: Viktima Lirije Lami me bashkëshortin Agim Lami

Lirije Lami me burrin (1)

Këtë rrëfim hoxha Hysen Shehu e pati regjistruar në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar.

Po ashtu në dijeni është vënë edhe një familjar i tyre Arben Saliu. Hoxha Hysen Shehu, 45 vjeç është mes personave të arrestuar nga policia për “Moskallëzim krimi”.

Foto: Hysen Shehu

Hysen Shehu

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës por vetëm tani policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeccaren Marjana Cmeta. Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit.

(m.k/BalkanWeb)