Sipas hulumtimeve të reja, ushqimi me një dietë mesdhetare mund ta reduktojë humbjen e eshtrave te personat me osteoporozë dhe njëkohësisht ta zvogëlojë rrezikun për frakturë.

Zbulimet sugjerojnë se ushqimi me një dietë të pasur me pemë, perime, produkte arrore, vaj ulliri dhe peshk mund ta zvogëlojë humbjen e eshtrave  brenda vetëm 12 muajve.

Për këto zbulime, në eksperimente kishin marrë pjesë më shumë se 1,000 persona mes moshave 65 dhe 79 vjet.

Ndër tjerash, autorët e studimit kanë theksuar gjithashtu se dieta mesdhetare është dëshmuar se sjell edhe përfitime tjera shëndetësore, duke përfshirë një rrezik më të vogël të sëmundjeve kardiovaskulare, të Parkinsonit, Alzheimerit dhe kancerit.

Vlen të ceket se zbulimet janë publikuar në revistën ‘American journal of Clinical Nutrition’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb