BRITANI- Tensionet dhe përplasjet mes Rusisë dhe Britanisë vijojnë të përshkallëzohen pas helmimit te agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij si dhe sulmit me raketa në Siri, ku Britania mori pjesë krah SHBA dhe Francës.

Parashikimet e një Luftë ë Ftohtë të hartuara në fshehtësi nga qeveria britanike zbulojnë shkallën e një sulmi bërthamor nga Rusia në Mbretërinë e Bashkuar. Të paktën 38 qytete janë në liste për një sulm te mundshëm nga ish Bashkimi Sovjetik raporton Daily Star Online.
Russia-Nuclear-War-Britain-Vladimir-Putin-Map-Targets-Soviet-Union-Cold-War-Nukes-Skripal-1269932 (1)
Russia-Nuclear-War-Britain-Vladimir-Putin-Map-Targets-Soviet-Union-Cold-War-Nukes-Skripal-1269962
Vete presidenti rus Putin nuk e ka mbajtur sekret faktin se ai është i gatshëm të përdorë arsenalin e tij nuklear, madje duke zbuluar armët e tij më të fundit në muajin shkurt.

Zyrtarët e mbrojtjes hartuan një listë prej rreth 106 vendesh, por vetem 20 prej tyre janë më të rrezikuara dhe në të cilat besohet se Rusia është e gatshme për sulm, duke i shënuar si “objektiva të mundshme bërthamore”.

Qytetet në Mbretërinë e Bashkuar të listuara në: Londra Qendrore, Cheltenham, Edinburg, Nottingham, Teeside, Coventry, Ëolverhampton, Leicester, Stoke-on-Tent, Belfast, Huddersfield, Sunderland, Gillingham, Rochester, Chatham, Maidstone , Manchester, Southampton, Leeds, Neëcastle / Gateshead, Bristol, Sheffield, Sëansea, Hull, Catterick, York, Preston, Cambridge, Dover, Reading, Salcombe, Brecon, Kidderminster, Armagh.

Këto objektiva mund të kenë ndryshuar që nga Lufta e Ftohtë, por ende ofrohet një pasqyrë në masën e shkatërrimit që Britania mund të ketë në rast të një sulmi.

Kujtojmë se Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson pranoi dje kërcënimin dhe mundësinë për një hakmarrje të Rusisë pas sulmeve ndaj Sirisë duke thënë se Britania duhej të merrte “çdo masë paraprake të mundshme” për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb