KUKËS- Familja e kishte denoncuar të humbur, por tashmë përballet me një tragjedi. Një 17-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pasi kishte 18 ditë që ishte larguar nga banesa.

Zyrtarisht policia thotë se më datë 19.09.2017, në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetases A.H., të shpallur në kërkim, bazuar në denoncimin e bërë nga i ati, për largim e saj nga banesa, nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Pistë, në kodër, është gjetur e varur me litar në nje pishë, shtetasja A.H., 17 vjeçe, banuese në fshatin Gdheshtë, Kukës.

Kjo shtetase ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetëvarur.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: