Chelsea çel sot javën e 9 të “Premier League” pasi pret në “Stamford Bridge” skuadrën e Watford ku do të kërkojë domosdoshmërisht fitoren pas disfatës së fundit kundër Crystal Palace.

Një fakt interesant është se sot ritakohen dy futbollistë të cilët dy vite më parë u bënë protagonistë të një episodi në takimin Juventus-Napoli. Miguel Britos që në atë kohë luante për skuadrën napoletane në minutat e fundit të takimit kundër bardhezinjve nuk e mbajnë më nervat duke goditur me kokë Alvaro Moratën.


Gjyqtari i takimit nuk heziton dhe e nxjerr nga fusha me karton të kuq. Dënimi për Miguel nuk u mbyll këtu pasi federata italiane e futbollit e pezulloj me 3 takime. Mbetet për tu parë nëse lojtarët kanë ruajtur ende inat me njëri-tjetrin kur të zbresin në tapetin e gjelbër të “Stamford Bridge”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb