SHBA – Për herë të parë drejtimin e CIA-s do ta marrë një femër. Ajo është Gina Haspel dhe ka punuar tek CIA-s që prej vitit 1985. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga puna Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson. Vendin e tij do ta zërë shefi i shërbimeve inteligjente të CIA-s, Mike Pompeo, raporton BBC.

Haspel ka qenë pjesë e disa polemikave, përfshi përfshirjen e saj në disa programe të torturës të kryera nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, emri i saj lidhet edhe me shumë tortura të bërë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve kyç në “hapësirave të zeza”  ose në burgjet sekrete të CIA-s.

Që kur Trump mori pushtetin, ajo ka mbajtur pozicionin si zëvendësdrejtoreshë e CIA-s duke marrë lëvdata, por edhe duke ngritur për rifillimin e përdorimit të teknikave të torturës nga CIA.

Haspel ka qenë e lidhur me programin e “marrjes në pyetje” të CIA-s, e cila u theksua në raportin prej 6,000 faqe nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit, i cili detajonte përdorimin e teknikave që konsiderohen gjerësisht si torturë.

Haspel mbikëqyrte hetimet brutale të dy të burgosurve, Abu Zubaydah dhe Abd al-Rahim al-Nashiri, në Tajlandë.

(e.f/BalkanWeb)

Etiketa: