ELBASAN – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasi një 25-vjeçar nga Tirana është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sul Papri”, Elbasan,  shtetasi K.K.,  rreth 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i një  pallati.

Shtetas K.K., menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut.

Nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi K.K dyshohet  vuan nga çrregullime mendore dhe ka ardhur nga Tirana ku ka hipur ne nje pallat dhe është vetë hedhur.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: