ITALI– Një krim i rëndë është regjistruar në Torino të Italisë, ku një 20-vjeçare shqiptare është dhunuar deri sa ka gjetur vdekjen.


Ngjarja u regjistrua mbrëmë pak pas orës 20:00. ‘Republica’ raporton se Anxhela Meçani ndërroi jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri.

Mediat italiane raportojnë se vajza shqiptare, e cila dyshohet se ishte punonjëse seksi, ishte dhunuar dhe më pas hedhur nga dritarja e një makine, e cila ishte në ecje. Për pasojë, ajo ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë, teksa kanë parë momentin kur dikush e ka hedhur nga makina shqiptaren dhe më pas është larguar me shpejtësi. Ndërkohë thuhet se vajza ka qenë e vetme në spital kur na ndërruar jetë. Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndërsa pista ku po hetohet është edhe rreth punës që bënte vajza si prostitutë. Aktualisht policia po këqyr kamerat e sigurisë për të identifikuar personin/at që kanë qenë në makinën e krimit.
(ed.me/BalkanWeb)