Julien Lopetegiu u shkarkua sot befasisht nga federata spanjolle e futbollit kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga ndeshja e parë e “La Roha-s” në Botëror. Ky vendim erdhi si pasojë e kontratës që trajneri ka nënshkruar me Real Madrid pa dijeninë e federatës.

Shkurtimisht për mediat spanjolle në aeroportin e Krasnodarit, Lopetegui i cili do të udhëtojë drejt Madridit u shpreh: “Jam shumë i trishtuar, por kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj që të fitojmë Botërorin”.

Ndërkohë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, e argumentoi kështu vendimin e marrë për Lopeteguin:

“Negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata, që e mësoi vetëm 5 minuta para konferencës për shtyp. Ka një mënyrë të të vepruarit dhe Lopetegui nuk e zbatoi.”

Kujtojmë që vendin e Lopetegiut pak orë pas shkarkimit e mori Fernando Hierro, personi i cili mbante detyrën e drejtorit teknik te kombëtarja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb