SHBA – Eric Trump dhe bashkëshortja e tij Lara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi u bë i ditur nga vet çifti, i cili njoftoi mëngjesin e së hënën së janë shumë të emocionuar për pritjen e ëmbël.
Bashkëshortja e djalit të presidentit të SHBA-ve është në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe së shpejti do të lindë djalë shkruan Daily Mail.
“Ka qenë një vit tepër mahnitës për familjen Trump dhe ne me lajmin e fundit nuk mund të jemi më të lumtur se kaq. Fëmija jonë i parë do të jetë një hap i madh në jetën tonë”- ka deklaruar çifti Trump.
Djali që pritet të vijë në jetë shumë shpejt do të jetë nipi i nëntë për presidentin e SHBA-ve. Më i vogli i familjes është djali i vajzës së presidentit Ivanka Trump, i cili është vetëm 1 vjeç.
(er.cu/Balkanweb)