TIRANE– Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Anton Pashku, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, zhvilluan sot në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë edicionin e dytë të Konferencës Shkencore dhe Ekspozitës “Anton Pashku – shkrimtari”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm studiues dhe kritikë nga Shqipëria e Kosova. Edicioni i saj i parë u mbajt me sukses në Prishtinë më 17 maj të po këtij viti, duke rikthyer procesin e thelluar të leximit e rileximit që nevojitet për veprën unike të Pashkut.

Ekspozita kushtuar Pashkut është një kontribut i specialistëve dhe bibliografëve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, duke sjellë për herë të parë për publikun në Shqipëri rrugëtimin e veprës së tij përmes botimit të shkrimeve të para, botimeve të sistemuara, raporteve që vepra e tij ndërtoi me kritikën letrare në bashkëkohësinë e vet etj.

Ajo sjell gjithashtu një dokumentim shembullor të faqeve të shtypit të kohës, lidhjeve të rëndësishme sa miqësore aq edhe letrare e intelektuale të autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: