TIRANË-Ashtu sikurse kishte premtuar, këngëtarja shkodrane Elhaida Dani ka sjellë në shqip këngën “I’m Alive” më te cilën do garojë në festivalin Europian të këngës. “Në jetë” është titulli i këngës të cilën Elhaida e ka publikuar për fansat e sj në rjetin social facebook.” It’out. Enjoy it”- shkruan këngëtarja.

“Kam premtuar që kënga ‘i’m Alive’ në versionin shqip do vijë shumë shpejtë, dhe është e vërtetë. Çdo gjë është gati, për shkak të kohës sime të ngarkuar është vonuar më shumë se sa ishte parashikuar por këtë fundjavë kenga ‘i’m Alive’ do vijë ‘Në Jetë’. Doja t`ua sqaroja këtë personalisht”, shkruante këngëtarja Dani në faqen e saj në Facebook disa ditë më parë. “I’m Alive” vazhdon të jetë një nga më të pëlqyerat sivjet në Eurosong Contest.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: