Viti 2018 ka qenë shumë i suksesshëm në karrierën e Era Istrefit. Këngëtarja shqiptare nga Kosova ka qenë një prej interpretuesve të himnit të Kampionatit Botëror.

Së bashku me aktorin hollivudian, Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam, ylli shqiptar ka kënduar këngën “Live It Up”.

Ndërkaq, kulmi ishte performanca e saj në Luzhniki Stadium në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror.

Era 2

Ajo ka marrë urime të shumta për paraqitjen e saj e 24-vjeçarja i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me performancën në fushën e gjelbër.

Këngëtarja është kujdesur që të mos mungojë shqiponja në finalen e madhe. Pas performancës, Era e ka publikuar një fotografi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në zonën e stadiumit ku ka qëndruar.

Era insta

Por pak minuta pas publikimit, Era e ka fshirë foton nga profili i saj në Insta, por tepër vonë pasi të gjithë e fiksuan atë moment. Nuk dihet arsyeja përse këngëtarja e ka hequr foton me gjestin e shqiponjës e ndoshta vetë ajo do ta tregojë në orët që pasojnë.

Era insta 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb