DURRES- Vijnë në Durrës për të punuar si marinarë, zhduken në rrethana misterioze 9 nepalezë. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se këta shtetas kanë hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit në datë 9 mars, me qëllim për t’u punësuar si marinarë në një anije në Durrës.

Por këta shtetas u zhdukën lënë gjurmë, ndërsa lanë në hotel bagazhet dhe dokumentacionet e tyre. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nepalezët janë larguar nga hoteli më 10 mars. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, neni 298 i Kodit Penal.

NJOFTIMI I POLICISË
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 09.03.2018 në një hotel në Durrës, janë akomoduar 9 shtetas nepalez, marinarë në një anije, të cilët kanë hyrë nga Rinasi, për tu imbarkuar në anije dhe më datë 10.03.2018, janë larguar nga hoteli, duke braktisur bagazhet dhe nuk janë kthyer. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: