Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat disa prej ish-zyrtarëve të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha janë marrë të pandehur për shkak të respektimit të afateve për mos parashkrimin veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë.
Pavarësisht se i ka marrë në hetim për këtë vepër, SPAK është duke vijuar hetimet për aferën 5 D.

Ligji thotë nëse brenda afatit 5-vjeçar nuk iu komunikon akuzën, ajo parashkruhet. SPAK ka vendosur që t’i komunikojë disa nga akuzat në mënyrë të tillë që mos të parashtrohet vepra penale dhe të vijojë hetimet. Ndërkohë, vijojnë hetimet për aferën 5D.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb