Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas informacioneve nga policia mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet tip Opel.

Aksidenti ka regjistruar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe lagështia si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: