Ky nuk ishte sezoni më i mirë i Bayern Munich, me drejtuesit e klubit që u detyruan të merrnin një vendim drastik, duke njoftuar se në fund të këtij sezoni Thomas Tuchel do të largohet, por në valle është ende Champions League, në rast suksesi, ky sezon i Bayern do të merrte një tjetër rrjedhë, por jo e ardhmja e Tuchel. Në Gjermani nuk kanë asnjë dyshim, si do të përfundojë ky sezon, Tuchel do të largohet, ndërsa sipas Bild, e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Premier League.

Gggg
Gggg

Sipas të përditshmes gjermane, Tuchel pëlqehet shumë nga Jim Ractiffe, pronari i ti i Man.United. Ten Hag me sa duket e ka të shkruar të ardhmen e tij, në fund të këtij sezoni do të largohet nga “djajtë e kuq”, ndërsa Tuchel shihet si një opsion për të zbarkuar në “Old Trafford”. Te Bayern po punojnë prej kohësh për të gjetur një pasues të Tuchel, por opsionet po bien me radhë.

Ralf
Ralf

Pas Xabi Alonsos ra edhe pista Nagelsmann, ndërsa së fundmi ka rënë edhe pista Zidane. Gjithnjë sipas mediave gjermane, në këto momente Ralf Rangnick është kandidati kryesor, madje sipas TZ Muenchen, gjithçka mund të mbyllet brenda kësaj jave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb