Ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti Beit Hanoun në veri të Gazës pas më shumë se 24 orësh bastisjesh dhe sulmesh. Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtarët izraelitë u tërhoqën nga Beit Hanoun duke shkatërruar shumë shtëpi, duke dëmtuar tokat bujqësore dhe duke arrestuar njerëz nga qendrat e strehimit në rajon.

Palestinezët që arritën të dalin nga Beit Hanoun, shpjeguan se ushtarët izraelitë arrestuan palestinezët në qytezë, sulmuan gratë dhe hapën zjarr ndaj njerëzve në qendrat e strehimit. Dje ushtarët izraelitë pasi hynë në Beit Hanoun, rrethuan një shkollë në të cilën ishin të strehuar palestinezët e zhvendosur dhe nga të gjithë meshkujt në shkollë kërkuan të zhvishen dhe të dalin jashtë një nga një.

Thuhet se ushtarët izraelitë formuan një qendër hetimi prapa shkollës “Mahdiya al-Shewa” në Beit Hanoun dhe morën në pyetje burrat që kishin arrestuar. Po ashtu bëhet e ditur se ushtarët me “forcën e armës” detyruan gratë të largohen nga qendrat e strehimit dhe të dalin jashtë qytezës Beit Hanoun.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb