Lazio ka barazuar 2-2 ndaj Dynamos së Kievit në ndeshjen e parë për 1/8-t e finaleve të Europa League, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit. Në “Olimpico”, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë ku ukrainasit shënuan të parët me anë të talentit 20-vjeçar Viktor Tsygankov me një goditje të bukur me thembër edhe pse ishe shumë pranë Strakoshës, por Lazio barazoi dy minuta më vonë me Ciro Immobile dhe kur u mbush një orë lojë gjeti golin e avantazhit me anë të brazilianit Felipe Anderson. Gjithsesi, dhjetë minuta para fundit Junior Moraes barazoi për Dynamon me një super gol nga distanca, nga ku Strakosha ishte i pafuqishëm të ndalonte silurën e brazilianit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb