SHBA- Banka Qendrore Amerikane (FED) ngriti sot parashikimet e saj për rritjen ekonomike dhe të inflacionit për këtë vit duke lënë të pandryshuar ato të vitit 2019.

Rezerva Federale parashikon një rritje ekonomike prej 2,8% në vitin 2018, ose 0,1% më shumë nga se parashikohej në mars.

Për sa i përket vitit 2019, ajo vazhdon të përllogarisë një rritje me 2,4%.

Për sa i përket inflacioni, FED parashikon një rritje në 2,1% këtë vit kundrejt 1,9% që vlerësohej në mars. Ndërsa pritet të mbetet në këtë nivel edhe në vitin 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb