SHBA-Një çift mund të jetë përgjegjës për dëmin që djali i tyre 5 vjeçar i ka bërë një skulpture të kushtueshme në Tomahawk Ridge Community Center në Overland Park, Kansas dhe duhet të paguajë 132 mije dollarë.

Sipas Sarah Goodman, nëna e djalit, incidenti ka ndodhur muajin e kaluar gjatë një ceremonie martese.

Telekamerat e sigurisë, që kanë filmuar gjithçka, tregojnë të voglin që përqafon skulpturën përpara se të ikë, për tu kthyer më pas dhe varur tek ajo.

Skulptura dhe djali bien në tokë. ’Dëgjuam zhurmë dhe mendova, ‘Kush po i bërtet fëmijës tim?’ ka deklaruar gruaja.
“E kuptova çfarë kishte ndodhur vetëm kur pashë bustin në tokë dhe kur filluan të më kërkonin të dhënat personale’.

Në fund familja mori një letër nga kompania e sigurimeve, në të cilën raportohej që prindërit ishin përgjegjës për statujën e dëmtuar, pasi kishin lënë jashtë kontrollit fëmijën e tyre.

“Gjithmonë i mbaj në kontroll fëmijët e mi por kushdo mund të humbë vëmendjen’ ka thënë nëna, duke shtuar që skulptura nuk ishte fare e mbrojtur. ’Nuk gjendej në një dhomë të ndarë, apo e rrethuar nga një kuti peçikllazi. Nuk kishte asnjë kordon rreth saj dhe as nuk ishte shkruar ‘Mos e prek’.

Sean Reilly, zëdhënësi i Overland Park, thotë që skulptura nuk është vendosur për ta prekur dhe thotë që përgjegjëse mbetet familja që nuk ka mbajtur fëmijën nën kontroll.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb