Fidel Ylli, deputeti i Partisë Socialiste i cili gjithashtu është një fans shumë i madh i futbollit, i ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, foli për fitoren e Francës në finale të Botërorit.

“Franca i dha një besim të gjithë opinionit futbollistik me Deschamps. Pati presion, por me eksperiencën e një trajneri të mirëfilltë dhe të një lojtari që ka fituar Botërorin ai i dha besim opinionit sportiv se Franca do të vendosë nderin në vend.

Ai zgjodhi një brez të ri që kanë dhënë paraqitje pozitive, por jo vetëm në Botëror, por edhe në Europianin e ardhshëm janë pretendentët kryesorë.

Unë këtë Botëror e kam parë shumë ftohtë, por sot isha shumë i bindur, kam vënë baste me të gjithë familjen se fiton Franca, ndërsa ata më thonin Kroacia.

Në ‘rank list’ Franca ishte një skuadër që kushtonte 1 miliardë e 80 mln euro, por kjo s’do të thotë se do dilnin me patjetër kampionë. Ishin vendimet e duhura të trajnerit, pasi po ta shohësh ka lënë jashtë lojtarë që luajnë me ekipet më të mira në Europa. Ka marrë një Pavard që dy vite më parë luante në kategorinë e dytë në Francë.

Ai u befasua kur i thanë në telefon se do të grumbullohej me ‘gjelat’ në Botëror. Me të vërtetë që tani luan për Sttutgart, por pas paraqitjeve në ‘Rusi 2018’ kartoni i tij në merkato do të kapë shifra të çmendura.

Në fund them që spektakli harrohet, fitorja mbetet.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb