Rreth 70 mijë tifozë janë hidhëruar mbrëmë në ‘Olimpico’ pas ndeshjes së konsideruar ‘finale’ mes Lazios dhe Interit. Ka patur nga ata lojtarë të vendasve dhe shumë spektatorë në stadium që nuk i kanë mbajtur lotët, ndërsa te Interi atmosfera ka qenë krejt e kundërt pasi zikaltërit u kualifikuan në “Champions League” pas 6 sezonesh.

Në 90-t minutat lojë kishte shumë për t’u evidentuar, autogoli i Perisiç, shtylla e Saviç, sprinti i Anderson, penalltia e shkaktuar nga De Vrij e shumë të tjera.

Një ndeshje tepër emocionuese që i kishte munguar “Seria A”. Ajo është përjetura shumë nga miliona tifozë ku përjashtim nuk ka bërë as komentatori shqiptar i ‘super sport’, Ylli Aga, i cili nuk i ka mbajtur lotët pas vërshëllimës së trefishtë të “Seria A”.

Lotet e Ylli Ages on Vidnews.

Ylli Aga Lacio-Inter 2-3 on Vidnews.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb