SHBA-Një urë pedonale në zonën e Florida International University të Miami, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shembur dy ditë më parë, duke zënë poshtë saj shumë makina që kalonin në rrugë.
Pamjet e regjistruara nëpërmjet një telekamere sigurie pranë zonës, tregojnë momentin e shembjes dhe të rrëzimit të strukturës që shkaktoi 6 të vdekur.
Ura ishte e re dhe ishte inauguruar vetëm 5 ditë para aksidentit.
(da.xha/BalkanWeb)