BRITANI E MADHE – Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Këngëtarja ka pasur një perfmormancë fantastike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards.

rita-ora

Duket se kjo ka bërë që të shtohet interesim për veprat e bukuroshes edhe në Gjermani. Në fakt, 27-vjeçarja përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është rikthyer në vendin e parë të top listave muzikore të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për këngën “For You”, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, e cila është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades of Freed”.
“Faleminderit Gjermania.

“For You” sërish në vendin e parë të top-listave zyrtare gjermane”, ka shkruar ndër të tjerash Ora në llogarinë personale në Instagram. Theksojmë se deri më tani kënga e dyshes është shikuar mbi 53 milionë herë në YouTube dhe ka më pak së një muaj që ka dalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb