Partizani ka humbur minimalisht 0-1 në ndeshjen e parë të fazës së parë të “Europa League” kundër Mariborit.

Në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, ekipi i drejtuar nga Skënder Gega, bëri një paraqitje të mirë. Në pjesën e parë përveçse e mbajti portën e paprekur tentoi në disa raste edhe të gjente golin.

Gjithsesi në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 50-t, pas një gabimi të mbrojtjes Bajde do të kalonte në avantazh miqtë nga sllovenia.

Nga ky moment Partizani do të kërkonte me ngulm topin, madje në një moment iu mohua edhe një penallti e pastër. Deri ën fund rezultati mbeti i pandryshuar, duke humbur kështu mundësinë për një mrekulli të të kuqve.

Vetëm pas 1 jave do të luhet ndeshja e kthimit, ku është e qartë se Partizani do ta ketë tepër të vështirë, por jo të pamundur.

Partizani 0-1 Maribor

Komenti i ndeshjes

90′ Përfundon koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.

87′ Maribor kryen edhe ndërrimin e fundit. Vrsic në fushë, merr vendin e Bajde.

80′ Maribor kryen zëvendësimin e dytë. Mlakar merr vendin e Tavarez.

76′ Një përgjumje e Gojkoviç dhe Hoxhës nxjerrin me portën e boshatisur Tavarez, por ky i fundit nuk ishte i vëmendshëm duke humbur mundësinë për të gjetur golin e dytë.

72′ Partizani ka kryer edhe zëvendësimin e tretë. Abdurrahimi merr vendin e Malës.

64′ Zëvendësim edhe te Maribor. Hotiç merr vendin e Kramariç.

64′ Gega kryen zëvendësimin e dytë. Nikoliç merr vendin e Prognit.

63′ Bardhi humbet rastin e artë, teksa përballë portierit kundërshtar dhe me mundësinë për të pasur topin drejt qendrës te shoku i tij i skuadrës, ka gabuar gjithçka me finalizimin e tij.

59′ Vendim tepër i çuditshëm i gjyqtarit. Një ndërhyrje pastër e gabuar në zonë ndaj Asanit dhe loja vijon normalisht

Penalltia e mohuar on Vidnews.

49′ Ndëshkohet Partizani, Maribori në avantazh me autor Bajde

Goli i Mariborit on Vidnews.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45′ Akordohen 2 minuta shtesë

35′ Një krosim i bukur në sulmin e Mariborit nga e djathta, por Kramariç nuk kordinohet saktësisht me gjuajtjen e tij.

28′ Progni ka reklamuar penallti pas një kontakti në zonë me mbrojtësit kundërshtar, por nuk ka asgjë për gjyqtarin.

Progni pengohet në zonë on Vidnews.

25′ Ndërpritet loja. Disa momente pushimi, qetësie dhe freskimi për lojtarët nga temperatura e larta.

21′ Dervisheviç provon një gjuajtje fantastike nga distanca, por fatmirësisht për Hoxhën topi shkon ngjitur me shtyllën.

20′ Kramariç humbet mundësinë e artë përballë Hoxhës, teksa ky i fundit arrin të shpëtojë Partizanin nga goli i disavantazhit.

10′ Partizani ka pretenduar për një penallti pas rrëzimit të Prognit në zonën kundërshtare, por gjyqtari ka akorduar faull në sulm.

4′ I menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigja e futbollistëve kundërshtarë, teksa Mileç nuk shtyn topin drejt kuadratit të boshatisur.

Rasti i Mariborit on Vidnews.

2′ Mundësi e artë për Partizanin, teksa në kundërsulm Asani humbet mundësinë për të kaluar në avantazh të tijët. Handanoviç e ka larguar me këmbë topin që i drejtohet rrjetës

Asani shpërdoron rastin e artë on Vidnews.

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

PARTIZANI-MARIBOR ORA 17:30

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Gojkoviç, Ibrahimi, Kalari, Trashi, Mala, Hila, Telushi, Asani, Progni.

MARIBOR: Handanoviç, Suler, Vrhoveç, Bajde, Mileç, Viler, Ivkoviç, Zahoviç, Kramariç, Tavares.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb