Ka rezultuar një ndeshje me mjaft gola por pa fitues sfida mes Japonisë dhe Senegalit, e vlefshme për Grupin H të Botërorit.

Skuadra afrikanë edhe pse kaloi dy herë në avantazh në fund nuk arriti të dilte me pikë të plota nga ky takim, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.

Golat për Senegalin i shënoi Mane dhe Wague, por u përgjigjën Inui dhe Honda, duke vulosur 90-t minutat me shifrat 2-2.

Më poshtë renditja e Grupit, duke iu kujtuar se Polonia dhe Kolumbia luajnë ndeshjen e dytë ndaj njëra-tjetrës sonte në mbrëmje.

[team_standings 796725]

Japonia 2-2 Senegal

Komenti i ndeshjes

90+4′ Përfundon takimi

78′ Honda rivendos edhe një herë baraspeshën

71′ Wague rikthen në avantazh skuadrën e Senegalit

45+1′ Përfundon pjesa e parë

34′ Japonia barazon kundër Senegalit, Inui nuk fal brenda zonës

12′ Senegali kalon në avanatzh falë Sane

1′ Ka nisur takimi

Do të luhet në orën 17:00 ndeshja e vlefshme për Grupin H të Botërorit mes Japonisë dhe Senegalit.

Të dy skuadrat vijnë pas një fitoreje në ndeshjen e parë, konkretisht kundër Kolumbisë dhe Polonisë, ndaj 3 pikët sot mund të sigurojnë kualifikimin për fazën tjetër.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb