Liverpool mund të cilësohet që tani çerekfinalistja e parë e “Champions League”. Të besuarit e Jurgen Klopp kanë ‘masakruar’ në “Dragao” skuadrën e Porto-s të duke e mundur me shifrat e thella 0-5.
“Manita” nisi të realizohej që në minutën e 25-t kur Mane dërgoi për herë të parë topin në rrjetë. Me të kaluar 4-r minuta ishte i përhershmi Mohamed Salah që dyfishoi shifrat, duke realizuar një gol tepër të rëndësishëm për ekipin.
Në minutën e 53-t Mane do të ‘vriste’ shpresat e vendasve duke realizuar golin e tretë për Liverpool dhe të dytin personal. Në të 69-n ishte radha e Firminho-s ndërsa pak para fundit Mane do të kompletonte ‘tripletën’ e tij.
Një rezultat që nuk lë dyshime për surpriza në ndeshjen e dytë. Kloop mund të mendojë i qetë për “Premier League”.
Komenti i ndeshjes
85′ Mane shënon golin e pestë të Liverpool dhe të tretin personal
70-Firminho është futbollisti i radhës që shënon për Liverpool duke hipotekuar në një farë mënyre kualifikimin për fazën tjetër
53′ Mane realizon golin e dytë personal dhe të tretin për Liverpool
46’ Nis pjesa e dytë
45+1′ Përfundon pjesa e parë
29′ Pas 4 minutash ka realizuar edhe Salah. Egjpitiani ruan ritmin e golave edhe në “Champions”
26′ Sedio Mane kalon Liverpool në avantazh pas asistit të Winjaldum
1′ Nis ndeshja në “Do Dragao”
Formacionet zyrtare
Lojtarët që mungojnë
Porto
Aboubakar V
Ezeh C
Fabiano
Felipe
Pereira D
Liverpool
Bogdan A.
Can E.
Clyne N.
(e.k/BalkanWeb)