Skënderbeu është ‘shpartalluar’ me rezultatin 1-5 ditën e festës nga Vllaznia e cila pavarësisht fitores nuk ka arritur të mbijetojë në Superligë.

Shkodranët e nisën mirë takimin duke zhbllokuar me Sukajn. Shumë shpejt Kalaja dyfishoi shifrat duke rritur shpresën për mbijetesë pasi takimi në kryeqytet ishte 0-0.

Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 50-t Gripshi shkurtoi për Skënderbeun, por më pas miqtë ‘shpërthyen’ duke realizuar 3 gola. Çinari dy herë dhe Malota vulosën takimin, duke marrë rezultatin për të cilin ishin nisur në Korçë, por në fund fati nuk u buzëqeshi.

Skënderbeu 1-5 Vllaznia

50′ Gripshi / 19′ Sukaj, 28′ Kalaja, 61′ Çinari, 69′ Malota, 78′ Çinari

Minutë pas minute

Përfundon takimi

78′ GOOOOOOL Vllaznia 1-5. Shkërmoqet mbrojtja e Skënderbeut, Çinari shënon golin e 5-të dhe të 2-tin personal.

69′ GOOOOOOL Vllaznia 1-4. Malota shënon me kokë, pas një krosimi nga këndi, duke hipotekuar fitoren.

Goli i Malotes on Vidnews.

61′ GOOOOOOOL Vllaznia 1-3. Çinari trefishon rezultatin. Gjyqtarët nuk merren vesh me njëri-tjetrin, por goli në fund rezulton i rregullt.

Goli i Cinarit on Vidnews.

60′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Lika, vendin e tij e merr Andi Ribaj.

58′ Lilaj provon me një goditje të befasishme nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën tranversale.

51′ GOOOOOL Skënderbeu 1-2. Nazmi Gripshi ka ngushtuar diferencë, pas depërtimit të bukur të Marës në zonë topi ka shkuar te Gripshi i cili e ka dërguar në rrjetë.

Goli i Gripshit on Vidnews.

48′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Nimaga, vendin e tij e zë Lilaj.

46′ Starton pjesa e dytë. Çinari provn me një gjuajtje të rrezikshme, gjuajtja përfundon jashtë kuadratit.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ E pabesueshme çfarë humbet Sahiti, i cili me portë të boshatisur, ka gjuajtur por topi është larguar nga Gocaj, i cili ka bërë shpëtimtarin.

35′ Provon edhe Nimaga me një goditje nga distanca, por topi shkon në duart e Sherrit.

33′ Skënderbeu provon të reagojë me Demte, por gjuajtja e mesfushorit përfundon jashtë kuadratit.

28′ Një gabim i korçarëve, kalaja shënon golin e dytë për Vllazninë

24′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet i dëmtuar Pjeshka, në fushë i riu Samet Ruqi.

19′ GOLLL Vllaznia. Shkodranët në avantazh falë Sukajt që nuk fal nga penalltia

Goli i Vllaznisë on Vidnews.

18′ 11-metërsh për Vllazninë. Kalaja rrëzohet në zonë nga portieri Teqja, për gjyqtarin Kola nuk ka dyshime është penallti.

15′ Përsëri Vllaznia në sulm. Sukaj kroson rrezikshën në qender, topi largohet nga qendërmbrojtësi Sambou.

13′ Goditje dëmini për Vllazninë, provon Vucaj, por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat.

11′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Gocajn, mbrojtësi kontrollon bukur topin, hyn në zonë dhe gjuan, por topi është kontrolluar nga Teqja.

Rasti i Vllaznisë on Vidnews.

8′ Skënderbeu regjistron rastin e parë të rrezikshëm me Krasniqin pas një krosimi të Gripshit nga e djatha, por gjuajtja me kokë e sulmuesit kavajas është ndalur nga Sherri.

5′ Aliti depërton bukur në mesfushë, por në momentin e fundit kërkon të shërbejë për Marën, topi ka përfunduar në duart e Sherrit.

1′ Nis ndeshja në Korçë

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Mara, Krasniqi. Trajner: I.Daja.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Pjeshka, Krymi, Vucaj, Çinari, Kalaja, Lika Sukaj. Trajner: E.Kraja.

Gjyqtar: K.Kola

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb