Jasir Asani ka rikthyer Partizanin te fitoret. Pas disfatës 1 javë më parë kundër Flamurtarit të kuqtë kanë arritur të marrin 3 pikët sot përballë Kamzës, duke fituar minimalisht 2-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për të kuqtë pasi Asani që në minutën e 7-t arriti të zhbllokonte. 22-vjeçari nuk e la me kaq, por ekzaktësisht në minutën e 23-t, realizoi golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin.

Dukej një Kamzë e përgjumur deri në këto moment, por fill pas golit të Asanit, Plaku ngushtoi diferencat. Minutat në vijim premtonin shumë por deri në fundin e lojës nuk pati asnjë ndryshim rezultati.

Me fitoren e sotme Partizani ngjitet në vendin e 5-t me 27-t pikë, duke parakaluar Kamzën e vendit të 6-t, me 26-t pikë.

Partizani 2-1 Kamza

6′ Asani, 23′ Asani/ 24′ Plaku

Minutë pas minute

90’ 4 minuta shtesë.

90’ Momente tensioni në Selman Stërmasi. Karton i verdhë për Arabal. Duel nervash edhe mes Zguros edhe Bardhit.

83’ Bardhi ka një tjetër rast të mirë, por këtë herë mbyllet nga mbrojtja.

77’ Milan Culum debuton me Partizanin. Largohet Lukas Kardozo.

75’ Karton i verdhë për Prognin.

70’ Goditje dënimi që e ekzekuton Batha, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

69’ Ndreu largon Lelis nga fusha e lojës. Fut një mesfushor, Mumajesin.

63’ Karton i verdhë për të sapo futurin në lojë, Filin.

60’ Raçiç lë fushën e lojës. Ndreu aktivizon Rezin.

59’ Largohet autori i dy golave, Asani. Në fushë futet Abdurrahimi.

57’ Bardhi shpërdoron rastin e artë, i vetëm me portierin Gjonikaj e çon topin mbi trupin e tij, por topi për çudi përfundon jashtë.

49’ Trashi lëshon një goditje fantastike nga një faull pranë zonës së Kamzës, por vetëm trau i portës e ndal.

46’ Nga një zëvendësim për të dy ekipet. Largohet Telushi për të kuqtë, në lojë Mala. Për Kamzën Ndreu largon Idrizajn, futet ish-i i të kuqve, Realdo Fili.

46’ Rinis loja.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani – Kamza 2-1

45’ 1 minutë shtesë nga arbitri i katërt.

36’ Plaku hedhe një krosim, por topi shkon rrezikshëm drejt portës. Gjithsesi, pret i sigurt Alban Hoxha.

35’ Duel mes Telushit dhe Raçiç në mesin e fushës, gjyqtari jep faull për Kamzën.

24’ GOOL Kamza. Sebino Plaku ndëshkon ish-skuadrën duke shkurtuar diferencat

23’ GOOL. Jasir Asani dyfishon rezultatin për Partizanin

6’ GOOOL Asani. Portieri Gjonikaj ngatërrohet pasi topi i krosuar nga Bardhi bie në traversë, dhe kthehet tek Asani që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë.

1′ Nis ndeshja në ‘Selman Stërmasi’

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Trashi, Asani, Telushi, Batha, Lukas Kardozo, Progni, Bardhi.
Trajner: Dalipi

Kamza: Gjonikaj, Zguro, Frashëri, Lelis, Kuqo, Arrabal, Imeri, Idrizaj, Plaku, Fukui, Raçiç.
Trajner: Ndreu

Gjyqtar: Andi Koçi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: