LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në Librazhd, ku mjeti drejtohej nga një femër. Burime zyrtare nga policia thanë se u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Adenisa A, 20 vjeçe, banuese në fshatin “Kuturman”.


Vajza duke drejtuar mjetin me targa AA 825 IN, e pa pajisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me kolonën prej betoni të një lokali. Si pasojë është aksidentuar drejtuesja e mjetit e cila ndodhet në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
1

2

3
(BaklanWeb)

Etiketa: