Klubi i Freiburg në Gjermani lajmëroi se mesfushori shqiptar Amir Abrashi ka pësuar këputje ligamenti të këmbës së djathtë dhe së shpëjti do t’i nënshtrohet operacionit. Duke parë se raste të ngjashme kërkojnë kohë për t’u rikuperuar pritet që rikthimi i 27-vjeçarit në fushat e gjelbra të jetë pas 6 muajsh.

Të tilla dëmtime është e pashmangshme të mos ndikojnë në karrierën e futbollistit, të cilat dihet se nuk janë për mirë. I prekur me këtë që i ka ndodhur Abrashit është futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale i ka shkruar disa fjalë të veçanta mikut të tij.

Statusi i Lenjanit


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb