Fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane, Donald Trump pritet të inaugurohet sot si president i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë ditë, këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti ka kujtuar një detaj interesant që e lidh me Donald Trump.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, ku shkruan se koncerti i parë privat që ka mbajtur në Amerikë ishte pikërisht për miliarderin amerikan.

“Koncerti im i parë privat në Amerikë ishte në të vërtetë për Donald Trumpin! Jeta ime ka qenë një udhëtim i mahnitshëm që prej asaj kohe, por argëtimi i vërtetë fillon tani. Urime zoti president”- ka shkruar Bleona në Instagram.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: