Deputeti Bashkim Fino zyrtarizoi mbrëmë kandidaturën për president të FSHF-së në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt. I pyetur nga gazetarët për futbollistët e Kombëtares të cilët ishin deklaruar publikisht pro Dukës, presidentit aktual që do të pretendojë mandatin e 5, Fino u shpreh: “U bëj thirrje të mos përdoren, nesër nuk dua të thonë rroftë Bashkimi. Thuajuani! Nuk dua të përdoren as ata as trajnerët e Kombëtares.”

Ky paralajmërim duket se “nuk ka pirë ujë” pasi një tjetër futbollist kuqezi është deklaruar sot pro kreut aktual të federatës. Mbrojtësi Mërgim Mavraj ka postuar në rrjetin social ‘facebook’ duke shkruar: “Suksese president. Të uroj më të mirat nga zemra. #bigbossDuka.”
mavraj
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb